Stresi është një ndër reperët më në zë të tregut muzikor shqiptar. Krahas sukseseve me projektet muzikore, reperi merr gjithmonë vëmendjen me postimet që bën në rrjete sociale. Stresi iu ka kërkuar ndjekësve që të tregojnë kujdes me shoqërinë. Nuk dihet nëse reperi është përballur me një situatë të pakëndshme apo është thjesht një mesazh që dëshiron të përcjellë.

“Më besoni për këtë gjë: Nëse në jetë zhgënjehesh një herë është mësim për ty dhe duhet të bëhesh i fortë. Por nëse zhgënjehesh për herë të dytë, nuk ta ka fajin njeri dhe kjo vjen vetëm nga shoqëria! Ndaj kini shumë kujdes me detaje, me intuita, përdorni çdo forcë, mos lejoni të zgënjeheni prapë. Po prijani këmbën hienës.”, ka shkruar Stresi.

Albanian rapper known as 'Stresi' arrested in Tirana as part of criminal  gang - Oculus News

/Priza.al/