Chelsi-Liverpul / Supersfida e ditës…

Do të startojë në orën 21:00, supersfida e prapambetur mes Çelsit dhe Liverpulit e vlefshme për javën e 8-të të Premier Ligës angleze. Të dyja skuadrat vijnë në këtë përballje pas një momenti të vështirë, teksa do të kërkojnë të rikthehen te rezultatet pozitive

Në 27 javë të zhvilluara deri tani, Liverpuli ka grumbulluar 42 pikë, ndërkohë që Çelsi ka grumbulluar vetëm 38 pikë. Përballja e fundit mes Liverpulit dhe Çelsit përfundoi në barazim pa gola. Ky duel u luajt më 21 janar të vitit 2023.

Trajneri i përkohshëm i Çelsit, Bruno Saltor, deklaroi se kanë qenë 24 orë të vështira pas shkarkimit të Graham Poterit, dhe sugjeroi se ai synon të vazhdojë punën e ish-shefit të tij gjatë mandatit të tij. Ndërkohë në krahun tjetër Jyrgen Klop thotë se është i vetëdijshëm që mbetet trajner i Liverpulit për shkak të arritjeve të tij të kaluara me klubin dhe jo prej formës së tyre këtë sezon

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *