“Çfarë prisni që rrini në kafe?” Paloka: Rama është kriminel, nxjerr fëmijët në 4 të mëngjesit për tu prishur shtëpitë

Deputeti i PD, Edi Paloka në fjalën e tij para protestuesve u ka bërë thirrje shqiptarëve të dalin në protestë “sa nuk është vonë”.

Paloka u shpreh se Rama është kriminel që ka nxjerr fëmijët në 4 të mëngjesit për tu prishur shtëpitë. Më tej ai thekson se godina ku po zhvillohet seanca plenare nuk është parlament, por një vend me kukulla që drejtohen nga Rama.

“Edhe Enver Hoxha e nisi duke eleminuar opozitën. Më pas ju mori gjithçka, pronat, familjet, dinjitet dhe më pas i koperativizoi. I mblodhi tufa që të punonin për bukën e gojës. Çfarë prisni më që rrini në shtëpia, kafe? Ka bërë pak Rama? Çfarë duhet t’i bëjë më këtij vendi Rama që të dilni e të protestoni bashkë me ne, që t’ju vijë e keqja te shtëpia? Pak keni parë? A nuk është ky kriminel që nxjerr fëmijët në 4 të mengjesit nga shtëpia me gaz lotsjellës e u shkatërron shtëpitë? Vjedh miliona e i burgos shqiptarët për 30 mijë lekë të vjetra. Mendoni se jeni këtu për Berishën e Palokën? Jo vëllezërit e mi, të gjithë këta këtu janë për gjithë shqiptarët që mos lejojmë të përsëristet ajo që kemi kaluar një herë. Prandaj dilni sa nuk është vonë, kur e keqja t’ju vijë te dera s’do kemi kohë më për të reaguar. Ky Parlament, unë vetë marrëdhënien me të e kam përcaktuar që ditën e parë, e dija që do vinte kjo ditë”, tha Paloka.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *