Çfarë fshihet pas largimit të Blushit nga Top Channel?/ Sokol Balla: Tani shit libra!

Ditën e sotme u bë me dije lajmi se ish-deputeti Ben Blushi kishte dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Top Channel, duke njoftuar stafin e këtij televizioni përmes një emaili.

“Duke nisur nga sot nuk do jem më në Top Channel. Me bindjen se sot po largohem nga një kompani më e shëndetshme, më e besueshme dhe më e madhe në krahasim me atë që gjeta para katër vitesh, ju uroj të gjithëve punë të mbarë. Ben Blushi”, shkruhet në e-mail.

Kujtojmë se Blushi u emërua në krye të këtij televizioni në janar 2018.Ish-kryeredaktori i Koha Jonë i ’97–s, u rikthye ne media pasi dështoi të fitonte terren politik me partinë “Libra”, pas shkëputjes nga PS. Blushi ka qenë dy herë ministër i socialistëve dhe deputet i kësaj partie.

Por sipas gazetës Dita, TCH po kalon një periudhe të vështirë financiare si dhe ka probleme me borxhet. Dorëheqja është shoqëruar me reagime në komunitetin e medias. Gazetari i njohur Sokol Balla, në një postim ne Twitter shkruan:

/Burimi: Gazeta Dita/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *