Cërrik/ Marrin me forcë në makinë tre adoleshentë, mes tyre një vajzë, arrestohen tre të rinjtë

 

Vihen në pranga tre të rinj në Cërrik, pasi kanë marrë me forcë dhe kanë dhunuar tre adoleshentë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasit Klodjan Xhavari, 22 vjeç, Diamant Pupuleku, 25 vjeç dhe Gurali Shkoza, 21 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, pasi këta shtetas kanë goditur me grushte, 3 shtetas të mitur, 15 dhe 16 vjeç.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin për motive të dobëta e xhelozie kanë marrë me forcë në automjet tre adoleshentë, ndërmjet tyre një femër (15-16 vjeçarë) dhe në dalje të Cërrikut i kanë goditur me grushte e shkelma duke u shkaktuar dëmtime të lehta dhe më pas i kanë lënë të lirë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *