Celibashi njofton KZAZ-të: Numërimi për kandidatët të nisë nesër në orën 09:00, aty ku ka filluar procesi, të vijojë deri në 24:00

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i ka bërë thirrje të gjtiha KZAZ-ve të vendit, që të fillojnë nesër në orën 09:00 procesin e numërimit për kandidatët për deputetë.

Në një njoftim për media, Celibashi thekson se në KZAZ-të, që ka filluar tashmë numërimi për kandidatët, do të vijojë sot deri në orën 24:00.

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi ka udhëzuar që për ato KZAZ që kanë përfunduar numërimin e votave për subjektet zgjedhore, të fillojnë numërimin për kandidatët nesër, datë 28 prill 2021 në orën 9:00. Në ato KZAZ ku ka filluar, ose pritet të fillojë numërimi i votave për kandidatët, numërimi do të vazhdojë sot deri në orën 24:00 dhe do të rifillojë nesër në datën 28 prill 2021, në orën 9:00”, thuhet në njoftimin e KQZ.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *