Capital T pozon si sheik, Adrola Dushi ka një koment për këtë

Këngëtari i njohur Capital T dhe modelja Adrola Dushi janë përfolur prej kohësh për një lidhje të mundshme mes tyre. Ndonëse ata e kanë mohuar, komentet në rrjetet e tyre sociale nuk mungojnë asnjëherë.

Së fundmi, ka qenë Capital-T i cili ka pozuar i veshur si sheik. Në seksionin e komenteve, të shumta kanë qenë reagimet, ku ndër to vëmendjen e mori ai i Adrolës.

“Ehh, kshu ka lezet,”- shkroi modelja duke e shoqëruar me disa emoji.

Kujtojmë se, më herët në një intervistë reperi ka treguar pse e mban kaq hermetike jetën private.

“Përafërisht jam i njëjtë, edhe në jetë publike edhe në atë private. Jetën private kam qejf ta mbaj private. Mendoj që gjërat më të mira duhet t’i mbash për vete. Lidhja është diçka shumë personale, përdor shumë elementë të ndryshëm që ndoshta nuk shfaqen në raporte të tjera. Nuk kam dashur ta shfaq pikërisht nga frika se do të shkatërrohet diçka, për shkak se e di si funksionon mentaliteti jonë dhe si është rrethi, por po ashtu mos t’ia cenoj privatësinë personit tjetër që kam në krah sepse ndoshta s’ka qejf. S’do të thotë se të gjithë personat me të cilët kam pasur marrëdhënie kanë qenë figura publike”, shtoi ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *