Capital T jep lajmin e mirë për të gjithë fansat

Nuk e dimë nëse keni qenë apo jo të pranishëm në koncertin madhështor të Capital T në Tiranë, “Time Capsule”, por reperi po na jep të gjithëve mundësinë ta përjetojmë sërish!

Pasi ngriti Tiranën në këmbë duke dhuruar një prej netëve më të bukura për fansat e tij, Prishtina është gati për të njëjtën eksperiencë!

Tashmë gjithçka është zyrtare dhe vetë Capital T e ka dhënë këtë lajm për ndjekësit në rrjete sociale.

Ai është takuar me organizatorët dhe tregon se koncerti i madh do të mbahet këtë verë, lajm që sigurisht ka gëzuar fansat e tij.

https://www.instagram.com/p/CrN3Ct6sI8H/

“It’s coming home”– shkruan Kapo krahas fotos, duke i premtuar publikut shqiptar surpriza të mëdha dhe shumë argëtim.

Në koncertin madhështor “Time Capsule”, siç e do tashmë zakoni, reperi do të performojë projekte të vjetra që janë kthyer në hite, por do të promovojë sigurisht edhe projekte të reja. Ky do të jetë një udhëtim në kohë për Capital T dhe secilin prej nesh.

Mezi po presim!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *