‘Britania e ka detyrim moral’/ Blair kundër tërheqjes amerikane nga Afganistani, e quan tragjike e të panevojshme

Ish kryeministri britanik Tony Blair, në prononcimin e tij të parë në lidhje me rënien e Kabulit në duart e talebanëve, e ka përshkruar tërheqjen e SHBA-ve si tragjike dhe të panevojshme dhe tha se vendimi ishte marrë në ndjekje të një slogani “idiot” për dhënien fund të luftërave të përjetshme.

Balir ka thënë se forcat britanike e kanë detyrim moral që të qëndojnë në Afganistan deri sa të evakuohen të gjithë personat që e kanë të nevojshme

Ai shtoi se kjo gjë nuk duhet bërë “me inat, por nga një ndjenjë e thellë humanizmi dhe përgjegjësie”.

Në postimin e tij, Blair shkruan se vendimi për tërheqje u nxit nga politika dhe iu referua përfundimit të “luftërave të përjetshme”, një frazë e përdorur nga Presidenti Joe Biden gjatë fushatës elektorale.

“Ne nuk kishim nevojë ta bënim. Ne zgjodhëm ta bënim. E bëmë në ndjekje të një slogani idiot politik për përfundimin e ‘luftërave të përjetshme’, sikur angazhimi ynë më 2021 të ishte qoftë edhe një fije i krahasueshëm me përkushtimin e 20 apo edhe 10 vjetëve më parë, dhe në rrethana në të cilat numri i trupave është ulur në minimum dhe asnjë ushtar aleat nuk ka humbur jetën në betejë për 18 muaj. Në Afganistan janë bërë gabime, por “reagimi” për gabimet fatkeqësisht ka qenë me gabime të tjera”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *