Botërori/E refuzuan yjet e botës, por ceremonia hapëse pritet të jetë spektakolare

Pritja merr fund, sot në orën 17:00, starton Botërori i Katarit, i shumë kontestuar, i shumë pritur. Më herët, në orën 15:40 do të startoj edhe ceremonia hapëse në stadiumin ‘Al Bayt’, ku 60 mijë tifozë të pranishëm do të shijojnë live spektaklin, pasi kështu pritet të jetë.

Organizatorët janë kujdesur deri në detaje, madje kanë punësuar edhe tifozë, për të krijuar një atmosferë festive.

Pas shumë refuzimesh duke nisur nga Shakira, Dua Lipa e shumë të tjerë, madje flitet që këngëtarë me famë kanë refuzuar edhe shifra mbi 1 milionë euro, sipas The Telegraph të pranishëm pritet të jenë Black Eyed Peas, Robnie Willimas etj. Sigurisht do të perfemojnë edhe Nici Minaj e Maluma që firmosën këngën zyrtare të Botërorit “Tukoh Taka”.

Në një stadium ku është implementuar teknologjia e fundit, priten një show me drita etj, ndërsa do të marrin pjesë edhe 900 persona, pjesë e koreografisë, ndërsa të pranishëm do të jenë 800 balerinë nga 15 shtete të ndryshme. Pasi të ketë përfunduar show, Katar-Ekuador do të luajnë sfidën hapëse të këtij Botërori.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *