Botërori 2022/ Katari me rregulla ekstreme: Kush bën s*ks jashtë martese, 7 vite burg

Kupa e Botës ka qenë gjithmonë një festë e sportit. Megjithatë, tifozët dhe entuziastët nga e gjithë bota do të duhet të përballen me një sërë rregullash shumë strikte që duhen respektuar gjatë turneut Katar 2022.

Një situatë në të cilën FIFA është përshtatur në mënyrë të pashmangshme pasi seksi do të ndalohet zyrtarisht nga turneu, përveç çifteve të martuara. Pra, nuk do të lejohen jo vetëm grumbullimet e alkoolit, por edhe aventurat e një nate. Në rast mosrespektimi të rregullave, përgjegjësit do të dënohen me shtatë vjet burg.

I njëjti paralajmërimi i ashpër u dërgua nga Nasser Al Hater, CEO i komitetit organizativ.

“Siguria e çdo tifozi është e një rëndësie të madhe për ne. Por shprehjet publike të dashurisë nuk janë pjesë e kulturës sonë, ato nuk lejohen dhe kjo vlen për të gjithë”.

Ndërsa Komisioni i Lartë kujtoi në çdo drejtim se “Katari është një vend konservator me traditat dhe zakonat e veta” dhe në fund sekratari i përgjithshëm i Federatës së Futbolli, Mansour Al Ansari, u dërgoi mesazhin e tij atyre që mund të jenë duke menduar të shprehin mbështetjen e tyre për komunitetin LGBT.

“Ata që duan të demostrojnë në favor të komunitetit LGBT, le ta bëjnë në një shoqëri ku kjo pikëpamje do të pranohet, por jo në vendin tonë”.

Arsyeja e kësaj situate?

Seksi jashtë martese dhe homoseksualiteti janë të paligjshme në Katar, ku do të mbahet turneu, dhe secili dënohet me një dënim deri në shtatë vjet burg. FIFA theksoi se të gjithë janë të mirëpritur në Katar, por shqetësimi është gjithashtu i fortë pasi raportohet për tifozë me mbiemra të ndryshëm, pra jo të martuar, të cilët janë bllokuar në momentin e rezervimit, me pamundësi për të ndarë dhomën e hotelit.

Burimi:Fanpage

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *