Bosi i kriptomonedhave në kërkim nga Spanja, Berisha: Amanti i Olta Xhaçkës ia mbathi në Dubai

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se qeveria shqiptare ka qenë e përfshirë në vjedhjen e 2.2 miliardë eurove përmes Bitcoinave.

Berisha tha se kjo skemë drejtohej nga Olsi Rama, pra i vëllai i kryeministrit Edi Rama së bashku me burrin e ministres Olta Xhaçka dhe Pranvera Strakoshën. Më tej, ai shtoi se në Portin e Durrësit po shiten apartamentet me nga 3 mijë euro metri katror, ende pa u botuar ligji në fletoren zyrtare.

“Sëfundmi, unë këtu kam dalë disa herë para jush për vjedhjen e 2.2 miliard eurove nga rrjeti i Amant Josifit, ortakut të Edi Ramës. Edi Rama ka qenë ortak me Josifin. Josifi i mbuluar politikisht krejtësisht nga Edi Rama dhe gjithmorë shershei lafam, Olta Xhaçka, se ka qenë këshilltari i saj dhe si notere Amanti ka pasur Natasha Xhaçkën, mamin e ministres strategjike.

Amanti është vetëm një pion, në mafjen shqiptare. Truri i kësaj vjedhjeje është Olsi Rama, Pranvera Strakosha dhe burri Xhaçkës. Natasha dhe strakosha kanë qenë në ndjekje penale për adaptime fëmijësh. Strumbullar është qeveria në këtë aferë. Ku është amanti tani thoni ju, e njoftuan dhe ja mbathi. Disa burime më thonë se ka shkuar në Dubai. Të gjitha bitcoinët e vjedhur, se i kanë vjedhur në mënyrë skandaloze.

Më pas e fusnin në kuletën dixhitale dhe i kthenin në euro, dollar, lekë, për të ndërtuar Dubain e Ramës. Këta që i blinin, i çonin në Dubai. Por edhe atje fatmirësisht, FBI ka bërë operacione mjaft sensitive. Po shiten apartamentet pa u botuar në fletoren zyrtare ligji. 3 mijë euro metri katror. Dubai i Ramës dhe arabit të tij, po ngrihen të gjitha mbi paratë e krimit, jo vetëm të Shqipërisë, por edhe nga vendet e tjera”, u shpreh Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *