Bora Zemani i jep fund zërave për Donaldin dhe Semin: Jam e sigurtë për shoqërinë e tyre

Të vërteta të shuma janë rrëfyer nga VIP-at këtë javë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, gjë e cila ka prekur edhe persona të tjerë jashtë.

Semi rrëfeu luftën me ankthin, Paloma tregoi mbi abortimin e dy shtatëzanive të saj të para e ndërsa Donaldi mbi lidhjen e tij me moderatoren Bora Zemani.

Siç ishte paralajmëruar edhe më parë, vetë Bora Zemani ishte e ftuar përgjatë spektaklit të sotëm për të shuar gjithë zërat dhe akuzat e bëra së fundmi. Bora tregoi se është e prekur për abuzimin dhe keqinterpretimet që marrëdhënia mes Semit dhe Donaldit ka pasur jashtë mureve të asaj shtëpie.

Ajo shtoi se ata të dy kanë pasur gjithnjë atë marrëdhënie mes njëri-tjetrit dhe se është e qetë dhe e sigurtë për gjithçka ka ndjekur gjatë këtyre ditëve brenda ‘’Big Brother Vip’’.

”Jam shumë e qetë për sjelljen e tyre, ata ashtu janë dhe jashtë. Më vjen mirë që Donaldi e ka mbështetur pasi Semi ka vërtetë nevojë”,- tha Bora.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *