Boksieri shqiptar bën për spital hajdutin, ishte duke i vjedhur makinën

Ish-kampioni i botës dhe i Evropës në peshat e rënda, Senad Gashi është përfshirë të enjte në një zënkë jashtë një clubi në Hamburg të Gjermanisë. Shqiptari ishte me miqtë e tij, teksa vëren se një hajdut po tentonte të grabiste makinën , Mercedes Brabus.

Hajduti ka qenë pa fat, pasi veçse u kap me “presh në dorë” është përballur edhe me pronarin, boksierin shqiptar. 32 vjeçari e ka qëlluar disa herë hajdutin, duke e rrëzuar në tokë.

Pas ardhjes së policisë, këta të fundit kanë njoftuar edhe ambulancën, me Gashin që po hetohet për sulm, duke mos komentuar incidentin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *