Bledi kapet keq me Kristin: Të rriti Luizi, je klonimi i tij

Mëngjesin e sotëm Kristi dhe Bledi patën një diskutim me njëri-tjetrin në oborr. Kjo pasi, Bledi fillimisht e cilësoi Kristin si person të paaftë, që sipas tij di vetëm të joshë femrat dhe të bëjë stërvitje.

Ai shtoi se Kristi është një klonim i Luizit, ndaj ky i fundit do ta marrë me vete në finale, si triumf.

Kristi u shpreh se do ishte shumë krenar, nëse ai kur të dalë nga shtëpia do thotë se Luizi i ka mësuar batutat dhe gallatat.

Bledi iu drejtua Kristit duke i thënë se atë e rriti Luizi. Sipas tij, Kristi erdhi pa “forma” dhe Luizi e bëri me forma, njëjtë si skulptura që përgatiti Dea.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *