“Black team”/ Eduart Grishaj ‘përjashton’ nga skuadra Zhaklinën?

Zhaklin Lekatari zëvëndësoi Balina Bodinakun në Big Brother Vip Albania si opinioniste, krah Arbër Hajdarit. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur ka marrë vëmendjen e programit dhe herë pas here ka irrituar publikun me deklaratat e saj.

Që në fillim ajo morri vëmendjen duke treguar se është shantazhuar nga bashkëshorti i Olta Gixharit, e më pas me deklarata të shumta.

Ditën e sotme, regjisori Eduart Grishaj ka ndarë një foto nga përgatitjet për spektaklin e rradhës. Në foto shihen Sara Hoxha, Arbana, Eduarti, Arbër Hajdari dhe Zhaklina, por kjo e fundit nuk rezulton te personat që regjisori ka bërë tag.

“Black team”, shkruan Eduarti krah fotos ku të gjithë janë veshur me të zeza, gjithashtu edhe Zhaku e cila nuk rezulton te personat e përmendur më poshtë.

Kujtojmë se gjatë spektaklit të së martës, momenti kur Arbana Osmani “shpërthen” në britma ndaj Zhaklinës bëri xhiron e rrjetit.

“Zhaklina çfare ke sonte, kush të ka yshur. Një sekondë qetësohu!”– ka thënë Arbana, teksa kjo është shoqëruar edhe më të qeshura duke u shtensionuar situatën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *