Bindet PSG, jepet drita jeshile për kalimin e lojtarit te Roma

Georginio Wijnaldum duket i destinuar të kalojë te Roma. Sipas asaj që raportojnë mediet italiane, mesfushori hollandez do të bashkohet me ekipin e drejtuar nga Mourinho.

Më në fund PSG është bindur për të lënë të lirë lojtarin. Fillimisht u mendua se do të kishim të bënim me një transferim të përhershëm që mund të kushtonte 10 milionë euro, por nuk do të ndodhë kështu.

PSG dhe Roma kanë rënë dakord për një huazim, teksa gjysma e pagës së Wijnaldum do paguhet nga klubi i Serie A. 31 vjeçari largohet pas një sezoni në Paris, pa lënë ndonjë gjurmë të madhe.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *