Big Brother/ Humbi ndjenjat, Fifi shpjegon arsyen! Përlotet Bodinaku, Iliri dyshoi se këngëtarja aktroi

Këngëtarja e njohur dhe e dashur për publikun, e njohur me emrin e artit Fifi, ka sqaruar mbrëmjen e të premtes gjatë spektaklit, se gjithçka ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother nuk ka qenë si pasojë e asaj që është komentuar gjerësisht brenda dhe jashtë shtëpisë më të vëzhguar, “problemeve të saj mendore”.

“Fifi ka filluar të përkujdeset për “shëndetin e saj mendor”, për të gjithë ju që më keni akuzuar që kam probleme shëndore dhe psiqike ajo është totalisht e ekzagjëruar dhe shpifur për tu thënë, Mos harroni se nëse më keni lënduar mua keni lënduar një nënë, një bab tem”.

Teksa ka kërkuar falje për situatat e krijuara, Fifi në një përballje me banorët brenda shtëpisë me të cilët kaloi 55 ditë u ka përcjellë mesazhin atyre se ka qenë energjia negative që i kanë përcjellë banorët ajo që e ka bërë të ndihet keq.

Fifi: Dua të kërkoj falje publike publikut i cili është shqetësuar për mua dhe gjendjen time në ato momente dhe dua tu kërkoj falje edhe atyre që kanë thënë ishalla nuk cohet nga aty ku ka ra.

Arbana: Kush ka thënë kështu Fifi? Brenda shtëpisë?

Fifi: Jo jo jashtë

Arbana: Mirë jashtë ka njerëz të këqinj sa të duash dhe nuk merremi me energjinë e keqe jashtë.

Fifi: “A ka mundësi për herë të parë me më dëgju ju mua të gjithë se ju kam dëgjuar shumë e ndihem e privilegjuar shumë prej krahëve në të cilët jam mbështetur.
Unë nuk jam e sëmurë mendore, unë nuk kam nevojë të shërohem, unë nuk kam nevojë të shkoj në psikiatër, unë nuk kam nevojë të marr ilace, unë kam nevojë për njerëz pozitiv, dhe ishte energjia negative që mbizotëronte aty brenda. Aq sa njeri i vogël mund të jem jam edhe njeri i madh“, iu drejtua Fifi banoreve.

Fifi ka pasur një përballje edhe me Arjolën dhe me Ilirin, pasi ky i fundit kishte shprehur dyshimet e tij mbi episodin e fundit që ndodhi gjatë spektaklit live të së martës, ku këngëtarja humbi ndienjat pas debatit me Balina Bodinakun.

Iliri pranoi që kishte pasur mendimin për një aktrim nga Fifi, por që kishte ndërruar mendim pasi Valon Shehu, konkurent në Big Brother, i ka treguar se ai vetë ka qenë protagonist dy herë jashtë shtëpisë kur Fifit i ka ndodhur e njëjta gjë.

Fifi: “Pastër e bukur e dëgjojva dhe analizova komentin e Ilirit. Faleminderit që më ke lënë të mbështetem në shpatullën tënde Ilir”.

Iliri: Jo unë ta jap shpjegimin pa problem

Fifi: Shyqyr zotit që s’jam më në atë shtëpi me pas debate me mu.

Iliri: Më lër të shprehem. Unë nga ty megjithëse jam përpjekur disa herë të krijoj një miqësi të sinqertë kam marrë disa herë shuplaka dhe kam parë disa herë ndryshime në karakterin tënd sa i përket Ilirit. Pasi me konfirmoi Valoni se te ka pare jashte shtepise edhe dy here te njejten skene e besova dhe e shpreh hapur qe me vjen keq qe e mendova ate gje, ne dac pranoje ne dac mos e prano.

Ndërkohë Fifi kur mbërriti në studio i kërkoi edhe falje opinionistes Balina Bodinaku e cila ishte e para që këngëtarja takoi dhe përqafoi.

Fifi: “Balinës te veshi i thashë më fal”, tha Fifi.

Arbana: Prandaj u përlot Balina

Fifi: Para se të nis cdo gjë, dua të them këtë: Në spektaklin e kaluar Balina edhe po të më thoshte të dua unë do reagoja njëjtë, se isha shume e axhitume, e mbushur, e stresuar prej gjithçkaje që ndodhte aty brenda.

Ndërkohë teksa u perqafua me Balinën, Fifi bëri sikur do rrëzohej dhe opinionistja i kërkoi të ketë kujdes.

“S’rrëzohem aq kollaj zemër”, ishte pergjigja e Fifit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *