Bieta Sulo ngre dyshime për largim nga Top Channel: Stacione të tjera na presin

Sezoni televiziv po mbaron dhe kjo periudhë shoqërohet gjithmonë me diskutime rreth largimit apo qëndrimit të personazheve të ekraneve shqiptare.

Mundësia se Bieta Sulo mund të lërë Top Channel ka qarkulluar në portale prej pak javësh. Bieta ka postuar sot në rrjete sociale se ka mbyllur me sukses sezonin e ‘Ftesë në 5’.

Autorja dhe moderatorja e programit falenderoi publikun që e ka ndjekur vazhdimisht dhe stafin e saj.

Jemi ndalur në më shumë se 200 stacione përgjatë këtij sezoni duke u përshëndetur me mbi 1000 të ftuar, duke bashkëndarë eksperienca, emocione, mendime, plane, dëshira dhe ëndrra. Stacione të tjerë na presin, me më tepër energji dhe përkushtim, pas një vere të bukur… përqafime”,- shkruan Bieta ndër të tjera.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *