Bien temperaturat/ Korça përfshihet nga reshje bore e shiu, kujdes gjatë udhëtimit

Qarku i Korçës është përfshirë gjatë natës nga reshjet e shiut dhe dëborës, çka tregon se drejtuesit e mjetev duhet të jenë të kujdeshëm, pasi ka rrezik për rrëshqitje.

Ndonëse reshjet kanë qenë me intensitet të ulët, në zonën e Dardhës temperaturat kanë shkuar deri në -1 gradë Celsius.

Ndërkohë si pasojë e reshjeve të borës, autoritetet kanë bërë edhe kriposjen e rrugës, ndërsa në akset nacionale nuk janë raportuar probleme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *