Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku zbulojnë dhuratat më të shtrenjta që i kanë bërë partnereve

Mbrëmjen e djeshme, dyshja e kapitenëve Olsi Bylyku dhe Bes Kallaku ishin vendosur në ‘karrigen’ e të ftuarve në emisionin ‘Zemër Luana’, ku u janë përgjigjur disa pyetjeve në lidhje me jetën e tyre private.

Në sfidën e birrave, ata duhet t’u përgjigjeshin pyetjeve të forta ose do të pinin një shishe birre me fund. Besi dhe Olsi u pyetën për dhuratën më të shtrenjtë që u kanë bërë partnereve, cila ka qenë ajo dhe sa ka kushtuar.

Olsi Bylyku tregoi se dhurata më e shtrenjtë për Eglin ka qenë një makinë, me vlerë 22,000 Euro.

Nga ana tjetër, Bes Kallaku nuk tregoj shifër për dhuratën që i ka bërë Xhensilës, por tha se i ka dhuruar një makinë ‘Range Rover Velar’, modeli i fundit.

Edhe pse ai nuk e tha shifrën, në internet rezulton se ajo makinë kushton rreth 70.000 Dollarë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *