Berisha viziton familjen e prekur nga tërmeti: Qeveria mori mbi 1 mld euro nga Europa, por i përvetësoi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vizituar ditën e sotme familjen e Martin Jakut në Bubq të Fushë-Krujës, banesa e të cilit u shkatërrua nga tërmeti i 26 nëntorit në 2019.

Kryefamiljari Martin Jaku është shprehur se nuk ka marrë ndihmë nga shteti duke shtuar se ata jetojnë në një kasolle, të cilën thonë se ua kanë siguruar persona të tjerë.

Berisha tha se qeveria shqiptare ka marrë nga Europa dhe donatorët mbi 1 miliardë euro por, i kanë shpërdoruar dhe i kanë përvetësuar sipas dëshirës së tyre. Sipas Berishës, me këto fonde mund të rindërtoheshin të gjitha banesat dhe pallatet e dëmtuara.

“Ju më përmalluat mua kur pashë gjendjen tuaj. Do bëjmë gjithçka për ju. Ndihmën më të madhe e japim pasi të heqim qafe këtë qeveri të pashpirt. Ka marrë nga Europa dhe donatorët mbi 1 mld euro por i kanë shpërdoruar sipas qejfit dhe jo sipas nevojës. Mundësitë kanë qenë të plota për të rindërtuar çdo banesë të dëmtuar. BE i dha fonde, vendet mike i ndihmuan shqiptarët. Por këta u vërsulën si të pangopur në abuzimin, në blerjen e votave”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *