Berisha thirrje KE: Mbikqyrni paratë e taksapaguesve shqiptarë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shprehur mirënjohjen për Komisioni Evropian dhe vendet anëtare për ndihmën e dhënë.

Gjarë fjalës së tij në Kuvend, Berisha i bëri thirrje KE, që të mbikqyrin paratë e taksapaguesve, duke shtuar se qeveria po i vjedh ato nga mëngjesi deri në darkë.

“I bëj thirrje Komisioni Europian të kushtëzojë këtë qeveri që vjedh nga mëngjesi deri në darkë. Kjo qeveri po vjedh qytetarët shqiptarë. Shqipëria ësht vendi me kostot më të larta të ndërtimeve publike. Një shkollë kushton 4.2 mln euro. Mbikqyrni paratë e taksapaguesve shqiptarë, çfarë ndodh me to. I bëj thirrje Komisionit Europian të mbajë qëndrim dhe të kontrollojë çdo gjë”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *