Berisha nga Kuvendi: Investimet në vend pa garë, KE të hetojë në të gjitha anët

Kreu i PD, Sali Berisha nga Kuvendi i ka bërë një thirrje publike Komisionit Evropian për hetim në lidhje me aferat korruptive.

Berisha tha se çdo gjë në vend është rritur, ku theksoi se indeksi i ndërtimeve në vend është 3 herë më i lartë se ajo e rajonit.

“I bëj thirrje KE-së që të mbajë qëndrim të drejtë për portin e Durrësit. Çdo gjë është pa garë e konsultë. Paratë e shqiptarëve janë përdorur për djegësat. I bëj thirrje Parlamentit Europian që të ndërmarrin hetim për gjithë aferat e korrupsionit në vend. Indeksi i ndërtimeve është 3 herë më i lartë në vend, ndryshe nga rajoni. Çmimet janë të larta, punësimi u rrit me 0.5%. I bëj thirrje Komisionit Europian të hetojë nga të gjitha anët. Siç thotë populli: ku ka zë nuk është pa gjë. Të gjithë tregojnë me gisht Edi Ramën, hetimi europian do ndihmojë shqiptarët. Komisioni Europian të kushtëzojë çdo qindarkë”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *