Berisha si Will Smith/ Blogerja Armina Mevlani tregon historinë e pakëndshme

Situata e pakëndshme në “Oscar 2022” midis Will Smith dhe Chris Rock u bë mjaft virale në rrjete. Ndonëse kishte nga ata që e dënuan dhunën, kishte edhe të tjerë që e duatrokitën sei doli në krah bashkëshortes së tij. Por kjo situatë siç duket ndodh më shpesh tek të famshmit, ku ato humbasin vetëkontrrolin në situata të tilla. E njëjta histori i ka ndodhur blogeres së famshme shqiptare, Armina Mevlani. Në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Chanel, ajo rrëfeu një situat të ngjashme me atë të “Oscars”, ku partneri i saj Shkëlzen Berisha kishte reaguar ashpër kundrejt disa njerëzve që kishin ofenduar blogeren.

Ajo ka rrëfyer se kjo gjë e ka habitur shumë, duke thënë se ai e ruan shumë mirësjelljen dhe edukatën.

“Sigurisht që ka pasur komentues ose media që më kanë sulmuar, por ne kemi një lloj tjetër filozofie. Sepse ideja është që edhe vetë partneri im edhe unë kemi filozofinë që më mirë hesht se sa t’i japësh rëndësi. Sepse nëse ai do kishte heshtur një moment të tillë ajo shaka thjesht do të ishte kaluar dhe s’do iu kishte dhënë rëndësi.

Unë nuk kam patur një rast konkret që dikush përballë të më ketë fyer, por kam patur njerëz të panjohur dhe ka qenë një rastësi komplet, s’kishte lidhje fare me Shqipërinë kanë qenë të huaj. Kemi qenë në radhë dhe thotë dikush nga ata në radhë një koment për mua që s’ishte i këndshëm dhe më habiti sepse ai e ruan shumë pjesën e sjelljes është shumë me edukatë gjithmonë.

Më bëri shumë përshtypje sepse unë e dëgjova dhe thashë: “aman budallenj”.

Kur reagoi, reagoi me fjalë. Sigurisht që iu kthye me fjalë, doli jashtë natyrës së vet. Nuk ishte rast që duhej patjetër reaguar sepse ishin adoleshentë, bënë komente, nuk është se ishte diçka për të reaguar”,- është shprehur Armina./Priza.al


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *