Berisha i përgjigjet Ramës: Mandatin e tretë  nuk e fitove, e vodhe

Kreu i PD, Sali Berisha, i drejtohet me një mesazh Edi Ramës, pas “Jo-së” që morëm në Samitin e BE për negociatat.

Berisha shkruan në “Facebook” se me Ramën nuk do të çelen kurrë negociatat për Shqipërinë, pasi sipas kreut të PD, ai e ka vjedhur mandatin e tretë dhe nuk e ka fituar.

Postimi i Berishës:

Mandatin e trete nuk e fitove, por e vodhe!

Prandaj kurrë nuk çelen negociatat me ty!!

Te dashur miq,

I sfazuar nga ‘JO’ e madhe e liderëve te BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Edi Rama u soll sot ne samitin ne te cilin tha se nuk do te shkonte, si një dhi e zgjebosur qe mban bishtin përpjete!

Ai rrahu gjoksin duke thënë si me krenari se: ‘M’u ndesh te fitoja një mandat te trete qe te vazhdoja te prisja për çeljen e bisedimeve dhe ishte shume te thoja te vërtetën qe arsyeja nuk është thjesht Bullgaria.’

Ne fakt, i them ketij hokatari, shkaku kryesor sic pohon edhe ai vete, nuk eshte Bullgaria, por pikerisht mandati i trete i rrembyer nga ai duke vjedhur vota.

Ky eshte shkaku i te gjitha shkaqeve qe me te BE nuk hap negociatat me Shqiperine.

Me Edi Ramen negociatat nuk hapen kurre!

Me 7 korrik te gjithe jeni te ftuar ne proteste!

Largimi i Rames eshte shpetimi i Shqiperise! #sb

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *