Beqare apo në një lidhje dashurie? Pasi bëri “lëmsh” rrjetin, Dua Lipa u jep fund aludimeve

Pasi u përfol për një kohë të gjatë, këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, i jep fund aludimeve se është në një lidhje dashurie me Trevor Noah. Për ‘iHeart Radio’ ajo tha se nuk ka qenë në një romancë për një kohë të gjatë dhe se momentalisht është beqare. Ajo shprehet se:

“Për mua, ky është viti i parë që nuk kam qenë në një lidhje për një kohë shumë të gjatë. Ka qenë vërtet e mrekullueshme të jesh vetëm dhe mendoj vetëm për veten time dhe jam pakëz egoiste”.

Prej vitesh Dua Lipa e ka afirmuar veten si një divë e pop-it në muzikën botërore dhe vijon të korrë sukses pas suksesi. 3 herë fituese e çmimeve “Grammy”, ka hyrë në historinë e platformës ‘Spotify’ pasi albumi i saj “Dua Lipa complete edition” ka kaluar mbi 10 miliard ‘streams’. Kështu ajo bëhet artistja e parë femër albumi i të cilës arrin këtë shifër rekord dhe është albumi i 3 më i dëgjuar në “Spotify”.

Lajmin e ka dhënë vetë artistja duke ndarë një postim në ‘Instagram’ ku shkruhet: “Dua Lipa complete edition” ka kaluar mbi 10 miliard ‘streams’ në ‘Spotify’. Ajo është artistja e parë femër në histori, albumi i të cilës arrin këtë shifër rekord dhe është albumi i 3 më i dëgjuar në platformën ‘Spotify’.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *