Bella Hadid rrëfen vështirësitë pasi doli në mbështetje të Palestinës

Modelja Bella Hadid ka rrëfyer së fundmi se ka humbur shumë oferta pune dhe është larguar nga miqtë për shkak të qëndrimit të saj anti-izraelit. 25-vjeçarja ka mbështetur hapur Palestinën ku ka lindur babai i saj. Nga ai moment, ajo tha se:

“Shumë kompani ndaluan së punuari me mua. Kam miq që më kanë braktisur plotësisht.”

Hadid beson megjithatë se ka të gjithë përvojën dhe njohuritë personale që i nevojiten për të qëndruar pranë bindjeve të saj. Bukuroshja shprehet se:

“Unë e njoh familjen time mjaftueshëm, e njoh mjaftueshëm historinë time de kjo duhet të jetë e mjaftueshme”, shprehet Hadid.

Pavarësisht problemeve që i ka sjellë qëndrimi i saj, modelja nuk ka hequr dorë prej tij. Në një postim në Instagram të qershorit, Hadid shkroi:

“Çdo ditë dëshiroj të kthehem pas në kohë, kur isha fëmijë, në mënyrë që të filloja të luftoja më shpejt për Palestinën. Për familjen time, për pleqtë e mi, historinë tonë dhe për popullin e Palestinës që ende jeton, tani, përmes këtij pushtimi tradhtar, rraskapitës dhe të dhimbshëm”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *