BBV/ Luiz Ejlli tregon tre banorët që do të çonte në nominim nëse do t’i jepej mundësia

Luizi, Kiara dhe Bledi janë në nominim, teksa njëri prej tyre do të lërë shtëpinë e Big Brother Vip të martën. Të tre ata u vendosën në nominim nga Olta Gixhari, pasi një zarf i kuq u fut nga Vëllai i Madh në shtëpi për të.

Tani Luizi po pret rradhën e tij dhe gjatë një bisede me Beatin mëngjesin e sotëm ai zbuloi se cilët banorë do të zgjidhte.

Ndryshe nga të tjerët, Luizi tha se do çonte në nominim veten, Oltën dhe Armaldon. Por kujtojmë se kjo gjë nuk është e lejuar pasi nuk ke të drejtë të dërgosh veten në nominim. Mbetet për t’u parë kur do i vijë radha Luizit për që të ketë të drejtën të nominojë 3 banorë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *