Bashkimi me PD për primaret? Meta: Aleanca jonë është me shqiptarët

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një konference me gazetarët ka treguar nëse bashkimi i dy grupimeve në selinë blu minon alencën e tij me kreu e PD, Sali Berisha.

Gjatës fjalës së tij, Meta tha se ishte pikërisht ai që u përpoq t’i mbante të bashkuar dhe nxori Partinë Demokratike nga çadra. Meta refuzoi të cilësohej si aleat me Berishën duke e ‘zëvendësuar’ me qytetarët e Shqipërisë. Ai nuk pranoi të konsiderohej palë me demokratët.

Më tej ai nuk ka lënë pa komentuar edhe çështjen e pedagogëve ku ndër të tjera shtoi se qeveria po tallet me ta. Sipas Metës pedagogët në Shqipëri janë më të keqpaguarit në rajon dhe Evropë.

“Aleanca e Ilir Metës është me qytetarët e Shqipërisë sa i përket probleme të brendshme në PD jam përpjekur t’i mbaj të bashkuar. E nxora unë nga çadra PD, ishte pjesë e një skenari mes Ramës e Bashës, edhe para 17 majit të famshëm. S’dua të hyj në çështjet e brendshme të PD. Kemi raportin me qytetarët, s’kemi raport të pandryshueshëm me askënd tjetër. Se ku qëndrojnë tjerët e kanë treguar dhe do e tregojnë në të ardhmen.

Do t’i ftojmë qytetarët dhe socialistët e ndershëm, si ai që tha jam ‘socialist por jo hajdut’, të ndëshkojnë rilindjen këtë sekt të babëzitur që nuk njeh ligj e normë njerëzore.

Ne kemi një luftë me sektin e Rilindjes, që largon të rinjtë, tallet me pedagogët, mësuesit dhe familjet shqiptare. Mësuesit në Shqipëri sipas raportit për të keq paguarit në rajon dhe Evropë. Pedagogët tanë kërkojnë që sot të kenë pagat e kolegëve të tyre në Kosovë pas 2 vitesh. Janë treguar të arsyeshëm. Të rritet 50% për 2 vite. Një shofer i shtetit të Kosovës merr më shumë se një ambasador i Shqipërisë, por bëjnë sakrificë të madhe”, tha Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *