Babai i Laert Haxhiut: Drejtësia ka manipuluar dëshmitë, djali im është i pafajshëm

Vrasja e Zaimir Latifit, Jurgen Hoxhës dhe plagosja e Marjus Xhepexhiut dhe Bujar Turkut është një ndër ngjarjet më të rënda të 10 viteve të fundit. Në SPAK u pyetën dëshmitarë që deklaruan se nuk panë asgjë. Dëshmitë e tyre u përdorën si prova për të fajësuar Anterio Kaloshin, Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin

Spak merr si prova dëshmitë nga persona të cilët vetë kanë deklaruar se kanë problem me dëgjimin dhe shikimin.

Babai i Haxhiut thotë se familjarët e viktimave kanë lidhje krushqie me Artur Metanin.

“Alfred Balla është rreth krushqie me Hoxhët. Ka ndërhyrë edhe Artur Metani, Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë i ka dhënë gocën e tezes viktimës tjetër Zajmir Latifit” thotë i bindur Qamil Haxhiu.

”Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lushnje ka manipuluar thëniet e dëshmitarëve dhe aq më tepër kur dëshmitarët kanë bërë 3 lloji deklarimesh thotë babai i Laertit.

Ai tregon se SPAK nuk hetoi, por e bëri djalin e tij fajtor vetëm me hetimin e prokurorisë Lushnje duke e çuar direkt në procedim penal dhe në Gjykim.

“Çështja në Tiranë ka ardhur për një verifikim të specializuar për të gjetur prova nga momenti i ngjarjes deri në finale, djali im akuzohet për një vepër që nu ka qenë aty por jashtë shtetit” sqaron babai i Laertit.

Pamjet filmike që janë përdorur për fajësimin e Haxhiut i kanë parë dhe familjarët , konkretisht dhe babai i Laertit dhe ai tregon se djali i tij nuk ndodhet aty.

Sipas Gjykatës me të dhënat që kam unë dhe sa kam lexuar dosjen djali im del aty i padeklaruar nga momenti që janë marrë kamerat e sigurisë djali im nuk është i shfaqur me pamje vizive , prokuroria thotë se ky është Laert Haxhiu , por fizionomia e tij nuk përshtatet fare, në të njëjtën kohë herë pas here kemi bërë deklarime, kërkesa gjykatës për t’i ardhur në ndihmë edhe avokatit që kjo çështje të shqyrtohet në mënyrë private, ose të ngrejë një komision Gjykata që të hapë pamjet dhe të hetohen personat që janë në pamje. Prap edhe këtu na kanë refuzuar. Prokuroria ngul këmbë se këtu janë këto tre persona që them unë, Laert Haxhiu , Anerio Kaloshi dhe Bilbili” thotë Qamil Haxhiu

Në intervistën eksluzive për Replikën  ai shprehet shumë i shqetësuar pasi për të kështu nis një kalvar që rrezikon ta ndjekë ndër breza.

Ne kemi hyrë në një gjakmarrje që do na ndjekë në breza, kur të bësh fajtor dikë duhet të kesh prova, shenja gishtash , pamje , telefonata dhe dëshmi, prokuroria është nisur nga të dëmtuarit pasi thotë e kam njohur Bilbilin pasi e kamë pasur në klasë të katërt, a mund ta mbash mend këtë” thotë Qamil Haxhiu.

Këtë e dëshmon edhe një pjesë e dëshmisë së Klaudio Taullaut i cili tregon për një mesazh që ka shkuar në telefonin e të atit pas ngjarjes

“ Unë që pot e shkruaj jam Fredi, për çfarë ka ndodhur aty në Lushnje kam për t’jua shk….fisin të gjithëve, do t’ju zhduk dhe me djalin tënd do ta filloj, pastaj me të tjerët. Ai… jot ishte sebepi. Do t’ja q…. dhe ata që ju kanë vdek. Mbajeni mend”

“Kur të ketë fakte aktuale mund të dënojë njerëzit” vazhdon thirrjen për drejtësi babai i Laert Haxhiut i cili gati i pashpresë tregon se kjo dosje po gjykohet nga të njëtët gjyqtarë si në shkallën e parë si në Apel. Edhe pse ai bashkë më avokatin mbrojtës të të birit kanë bërë disa shkresa për këtë gjë por nuk janë marrë për bazë.

Djalin po ma dënojnë pa fakte me burgim të përjetshëm, dua të merret vesh kjo gjë,sepse nuk kemi besim të drejtësia “ shprehet i shqetësuar Qamil Haxhiu.

Replika sjell dëshmitë koontradiktore që ndodhen në dosjen e SPAK, të cilat janë marrë si prova për të dënuar Haxhiun, Bilbilin dhe Kaloshin

Pjesë nga Dosja:
Lidhur me dëshmitarët Bujar Turku, Rexhino Dervishi, Arjol Kaloshi rezultojnë se ata nuk kanë parë apo njohur njeri nga vendngjarja, dhe rrjedhimisht dëshmia e tyre nuk ka asnjë vlerë ligjore.

Lidhur më dëshmitarin Julian Zeneli ai nuk ka parë asnjë nga të pandehurit në ambjentet e karburanti “Gulf” si dhe nga paraqitja për njohjen nëpërmjet fotove në ambjentet e karburantit, personat që janë paraqitur për t’i njohur ky dëshmitar, dëshmoi se personi me kostum të kuq sportive është shtetasi Ingrid Myftari dhe jo i pandehuri Orgest Bilbili ashtu siç pretendon organi i akuzës, lidhur me dëshmitarin Rilind Cani ai ka deklaruar se ka takuar të pandehurin Orgest Bilbili në shtetin Grek në vitin 2005 dhe prej asaj kohe nuk e ka parë më, po kështu ky shtetas deklaroi se për shkak të pësimit të një aksidenti ka probleme me memorien dhe shikimin duke mos pasur kështu kjo dëshmi asnjë vlerë ligjore në drejtim të të provuarit të fajësisë së të pandehurve.

Lidhur me dëshmitarin Bruno Latifi i cili dëshmon se nuk ka parë asgjë në mënyrë direkte dhe nuk përbën provë.  Lidhur me dëshminë e dhënë nga Klaudio Zeneli, si dhe paraqitja për njohje nëpërmjet fotove, sipas fotove rezulton se në ditën e ngjarjes nuk ka qenë në ambjentet e karburantit Gulf shtetasit Leart Haxhiu dhe Orgest Bilbili pasi ky ambjent është frekuentuar në dy moment të ndryshme nga shtetasi Ingrit Myftari. Personi me kostum të kuq që etiketohet nga ana e familjarëve të viktimave  dhe organit të akuzës si Orgest Bilbili dhe personi me bluzë të bardhë dhe pantallona bezhë që etikohet si i pandehuri Laert Haxhiu provohet nga dëshmia e këtij dëshmitari se është ai vetë pra shtetasi Ingrit Myftari.

Lidhur me dëshmitarin Elsi Xhoxhi ka rezultuar se ndër personat që janë paraqitur për njohje me anë të fotografisë ai nuk ka etiketuar të pandehurit. Po i njëjti Fakt ka rezultuar edhe nga dëshmia e shtetasit Lorenc Lala i cili ndërmjet personave që janë paraqitur për njohje me anë të fotografisë ka identifikuar personin me kostum të kuq si shtetasin Ingrid Myftari, edhe vetë dëshmitari Ingrid Mystari në dëshminë e tijë ka identifikuar veten si person i veshur me kostumin e kuq sportiv.

Lidhur me dëshmitë e dhëna nga ana e shtetasve Denis Lipe dhe Kristjan Shkurti sipas të cilëve mbi viktimën kanë qëlluar edhe i pandehuri Orgest Bilbili edhe i pandehuri Anterio Kaloshi  ato paraqiten kontradiktor në raport me deklarimet e dhëna më parë.

Lidhur me dëshminë e dhënë nga dëshmitari Ervin Kalaja rezulton e provuar se shtetasi Anterio Kaloshi ditën e ngjarjes ka qenë në Tiranë dhe jo në Lushnje, rreth orës 18 00 kur ka ndodh dhe ngjarja.

Lidhur në konkluzione e përftuara nga provat shkencore si akti i ekspertimit nr 11633 dt.27.10. 2017 rezulton se në vendngjarje kanë qëlluar dy armë dhe jo tre , konkluzion ky i cili bie në kundërshtim me deklarimet e shtetasve Sajmo Xheliu, Kristian Shkurti dhe Denis Lipe të cilët kanë deklaruar se kanë parë duke qëlluar tre të pandehurit. Procesverbalet e mbajtura nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore datë 12.10.2017 për marrjen e koordinatave të vendngjarjes datë 13.10.2017 , për marrjen e koordinatave të vendit se ku janë vjedhur target e automjetit AA726PC dt 17.10.2017 për marrjen e koordinatave të vendit se ku është vjedhur automjeti me targa AA400KH dt 27.10.2017 për marrjen e koordinatave të vendit te karburanti Gulf kanë shërbyer për identifikimin e telefonave celularë që kanë loguar në këto vende, sipas koordinatave që kanë rezultuar  veprimet hetimore të mësipërme janë të pavlefshme pasi asnjë nga procesverbalet  nuk është mbajtur në vendet përkatëse por janë përpiluar në zyrë e provuar kjo pasi procesverbalet e mësipërme nuk  janë mbajtur me shkrim dore në vendngjarjet përkatëse se ku duheshin të merrshin këto koordinata por janë me shtypshkrim kompjuteri.

Gjithashtu këto veprime nuk janë shoqëruar me fimim apo fotografim të pajisjes që ka nxjerrë koordinatat dhe as koordinata të printuara çka i bën aktet të pavlefshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *