Aulona Musta suporton Ronela Hajatin: “ Ajo e ka treguar gjithmonë se është një bishë në skenë”

Ronela Hajati është këngëtarja shqiptare e cila do të përfaqësojë vendin në Eurovision Song Contest 2022.

Në postimin e fundit të këngëtares  teksa ka shkruar “Barcelonë e duan ashtu siç është”, kjo e fundit është përballur edhe me komente negative.

Në mëngjesin e sotëm “Wake Up” është diskutuar pikërisht për këto komente kaq negative. E ftuar ka qenë edhe moderatorja Aulona Musta, e cila ka shprehur se dikush merret me peshën e Ronelës, dikush me modelin e flokëve të Islit dhe dikush se Aulona duket si burrë”. Sipas saj këto janë epitete shumë të shëmtuara dhe shfaq shumë problematika në mënyrën sesi shoqëria jonë mendon. Sakaq, ajo thotë se Ronela është një person me shumë energji dhe zhdërvjelltësi.

“Jo vetëm që këndon live por bën edhe performanca që është e vështirë. Janë komente pavlerë. Jam dakord që të gjithë të japin mendimin e tyre. Por duhet ta kuptojnë kur duhet ta japësh, e çfarë do të thotë të kritikosh, të bullizosh. Ata mendojnë se jemi njerëz publik e duhet t’i pranojmë mendimet kundër. Ti je balenë, budallaqe, këto janë mendimet kundër sipas tyre, ofendimet dhe sharjet”, shton ndër të tjera moderatorja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *