Arsenali ndalet në Southampton, Armstrong i përgjigjet Xhakës, s’ka fitues në “St Mary Stadium”

Pas disa fitoresh radhazi, Arsenali është ndalur në një barazim 1-1 ndaj Southampton. Në St. Mary’s Stadium, emocionet ishin prezente gjatë gjithë kohës, në një sfidë ku vetëm rezultati ishte paqësor.

Takimi do zhbllokohej shumë shpejt, që në minutën e 11-të. Xhaka goditi bukur me të djathtën, duke dërguar topin pas shpinës së Bazunu.

Vendasit nga Southamptoni nuk do demoralizoheshin dhe do ia dilnin të vendosnin ekuilibrat me një aksion perfekt që finalizohet nga Armstrong.

Në minutat e fundit ritmi ishte mjaft i lartë, me të dyja skuadrat që kërkuan medoemos golin që vlente jo pak por 3 pikë.

Gjithsesi, rezultati nuk ndryshoi dhe Gooners kryesojnë kampionatin me 28 pikë. Southampton është në vendin e 15-të.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *