Arrestohet Lefter Koka/ SPAK hedh akuzat e rënda mbi ish-ministrin e Mjedisit! Pak muaj më parë u sulmua nga droni me tritol

Arrestohet nga SPAK ish-ministri i Mjedisit i LSI 2013-2017,  Lefter Koka,  pas padisë për dosjen e inceneratorëve. Urdhër arresti është ekzekutuar vetëm pak minuta më parë, i firmosur nga prokurori Klodian Braho dhe gjyqtar Erion Bani. Ndaj tij rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion.

Dosja e inceneratorëve, kallëzimi i LSI-së

Ai është vënë nën hetim nga SPAK pas kallëzimit të bërë nga LSI për aferën e inceneratorëve.

Në kallëzimin e LSI theksohet se ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie sot deputet i Partisë Socialiste, Alqi Bllako dhe kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi kanë kryer dy vepra penale atë të ‘Shkeljes së barazisë në tendera’ dhe ‘Shpërdorimin e Detyrës’.

Bashkë me të janë arrestuar edhe 2 persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk dihet ende. Nuk dihet se për cilin incenerator bëhet fjalë konkretisht, teksa detaje të reja priten të mësohen në vijim nga operacioni i SPAK.

Ka ndryshuar vendi ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit. Nga një sipërfaqe 6 hektarë pa pagesë në Portëz, ka kaluar në një sipërfaqe 11.3 hektarë, sipërfaqe kjo që duhej të shpronësohej, duke i sjellë dëm ekonomik shtetit shqiptar në vlerën 46 milionë lekë të reja. Vepra penale: ‘Shpërdorim Detyre i ish-Ministrit Lefter Koka dhe Kryetarit të Bashkisë Fier, Armando Subashi. 

Tre ditë pas firmosjes së kontratës, ka ndryshuar një nga anëtarët e bashkimit të shoqërive ofertuese të shërbimit. Pa verifikuar më parë kriteret e kualifikimit dhe pa marrë miratimin nga Ministria e Financave. Vepra Penale: ‘Shpërdorim Detyre’ dhe ‘Shkelje e Barazisë së Pjesëmarrësve në Tendera’.

Nga 20 muaj që parashikohej të ndërtohej impianti(Propozimi i Fituesit), me marrëveshje të firmosur nga Alqi Bllako, është zgjatur afati deri në 31 Mars 2021. Pra, me shumë se 5 vjet, duke bërë që të rrëzohej pretendimi i ngritur nga palët për situatën e emergjencës mjedisore”, thuhet në padinë e LSI.

Atentati qershor 2020

Nga ana tjetër, kujtojmë se në qershor të këtij viti biznesi i tij, kantina e pijeve “Gjergj Kastrioti” në lagjen numër 14 në Durrës, është sulmuar me një metodë të padëgjuar më parë në Shqipëri, tritol të lëshuar nga droni. Autorët përdorën një dron të mbushur me ekskplozivë, i cili shpërtheu duke u lëshuar nga droni mbi tarracën e godinës 3-katëshe të biznesit, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Sot u arrestua nga SPAK, por kush është Lefter Koka, ish-ministër e ish-deputet.

Lefter Koka u zgjodh ministër i Mjedisit në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, si pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai u largua nga funksioni pas një mandati të plotë në vitin 2017, si pasojë e prishjes së koalicionit PS-LSI.

Lefter Koka ka përfunduar studimet në Fakultetit e Shkencave Juridike në Strugë. Ai u përfshi në politikë në vitin 2000 si anëtar i Këshillit Bashkiak të Durrësit, pas angazhimit në sektorin privat.  Në vitet 2003-2007, Lefter Koka ka shërbyer si kryetar i Bashkisë së Durrësit, ndërsa prej vitit 2009 është deputet i Kuvendit të Shqipërisë nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ndryshe nga shumica e deputetëve të opozitës, Lefter Koka nuk pranoi ta djegë mandatin e deputetit.

Koka fitoi mandatin e deputetit në Durrës në 25 prill, por më pas hoqi dorë më 1 shtator, duke dhënë dorëheqjen nga mandati.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *