Arrestohet autori/ Abuzoi seksualisht me 32-vjeçaren me aftësi të kufizuara

Shtetasi me iniciale D.K  është arrestuar ditën e sotme nga komisariati i policisë Tepelenë, pasi akuzohet se ka abuzuar  seksualisht me një vajzë me aftësi të kufizuara. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Buz, Memaliaj, ndërkohë që bëhet e ditur se e abuzuara është 32 vjeçe dhe e paaftë për të vepruar.

Njoftim i policisë:

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim D. K., 42 vjeç, banues në fshatin Buz, Memaliaj.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër ka lëshuar urdhër ndalimi, sepse nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasi D. K. ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 32 vjeçe, me aftësi të kufizuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *