Arrestohen ish-drejtori i Postës në Korçë dhe 7 zyrtarë të tjerë! Përfituan mbi 23 mln lekë me kontrata të falsifikuara qiraje

Ditën e sotme forcat e policisë kanë arrestuar ish-drejtorin e Postës në Korçë, Valter Goradhe si dhe ish-specialistin e sigurisë Albano Bibo, pasi dyshohet se shpërdoruan detyrën duke falsifikuar kontrata qiramarrjeje për ambiente të cilat do të përdoreshin nga Posta Shqiptare në filialet Korçë, Maliq, Pogradec.

Operacioni i koduar ‘Kontrata’, është zhvilluar pas një hetimi disa mujor dhe është zbuluar se personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë falsifikuar dokumente duke kryer përcaktime subjektive të ofertave në dobi të shtetasve të ndryshëm, kanë firmosur kontrata fiktive me tejkalime afatesh, kanë nënshkruar kontrata abuzive për dhënie ambientesh me qira në funksion të këtij institucioni, prej të cilave ish-drejtori V. G., ka përfituar shuma të konsiderueshme, në mënyrë direkte ose indirekte.

Policia bën me dije se është dhënë masë shtrënguese “Ndalim i daljes jashtë shtetit” 7 punonjës të tjerë Adriana Koxheri, Kamela Myrte, Anila Koroveshi, Bardhyl Pane, Elona Galo, Bledian Çoçka, Ermira Morava. Ndërkohë, është shpallur në në kërkim shtetasi S. M., 39 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec

“Nga hetimet e kryera rezulton se nëntë shtetasit e mësipërm, duke ushtruar detyrat e tyre respektive pranë Postës Shqiptare në filialet Korçë, Pogradec dhe Maliq, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë falsifikuar dokumente duke kryer përcaktime subjektive të ofertave në dobi të shtetasve të ndryshëm, kanë firmosur kontrata fiktive me tejkalime afatesh, kanë nënshkruar kontrata abuzive për dhënie ambientesh me qira në funksion të këtij institucioni, prej të cilave ish-drejtori V. G., ka përfituar shuma të konsiderueshme, në mënyrë direkte ose indirekte.

Në vijim të veprimeve procedurale është provuar se shuma totale e përfituar si paradhënie nga qiradhënësit është 23.535.000 lekë, shpenzim ky i paargumentuar mbi fondet e programuara të këtij institucioni.”– njofton policia.

Nga ana e Policisë, po vijon puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit S. M. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi plotë:

Finalizohet operacioni policor “Kontrata”. Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës.

Operacioni i zhvilluar pas një hetimi disa mujor, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë dhe në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Korçë dhe Pogradec.

Shpërdoruan detyrën, duke falsifikuar kontrata qiramarrjeje për ambiente të cilat do të përdoreshin nga Posta Shqiptare në filialet Korçë, Maliq, Pogradec, vihen në pranga ish-drejtori dhe ish-specialisti i sigurisë pranë Postës Korçë.

Ekzekutohet masa shtrënguese “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë për 7 punonjës të tjerë të Postës​ dhe shpallet në kërkim 1 tjetër shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit dhe në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Korçë dhe Pogradec në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe veprave penale të kryera kundër veprimtarisë shtetërore, nga persona të cilët ushtrojnë funksione publike, pas një hetimi disa mujor, finalizuan operacionin e koduar “Kontrata” si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasve:

V. G., 41 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec (me detyrë ish-drejtor i Postës Shqiptare Dega Korçë),

A. B., 34 vjeç, banues në Korçë (me detyrë ish-specialist sigurie pranë këtij institucioni) për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim të datës 06.07.2021, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi S. M., 39 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec dhe u ekzekutua masa shtrënguese “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë për shtetasit e mëposhtëm:

A.K., 59 vjeçe, banuese në Korçë (me detyrë përgjegjëse e shërbimeve pranë Postës Shqiptare Dega Korçë),

K. M., 28 vjeçe, banuese në Korçë (me detyrë llogaritare e parë),

A.K, 53 vjeçe, banuese në Korçë (me detyrë specialiste shërbimesh),

B.P, 66 vjeç, banues në Korçë (me detyrë agjent kontrolli),

E.G, 34 vjeçe, banuese në Pogradec (me detyrë përgjegjëse pranë Postës Shqiptare Dega Pogradec),

B. Ç., 45 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq (me detyrë punonjës shërbimesh pranë Postës Shqiptare Dega Maliq),

E. M., 32 vjeçe, banuese në Korçë, (me detyrë shefe e financës pranë Postës Shqiptare Dega Korçë).

Nga hetimet e kryera rezulton se nëntë shtetasit e mësipërm, duke ushtruar detyrat e tyre respektive pranë Postës Shqiptare në filialet Korçë, Pogradec dhe Maliq, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë falsifikuar dokumente duke kryer përcaktime subjektive të ofertave në dobi të shtetasve të ndryshëm, kanë firmosur kontrata fiktive me tejkalime afatesh, kanë nënshkruar kontrata abuzive për dhënie ambientesh me qira në funksion të këtij institucioni, prej të cilave ish-drejtori V. G., ka përfituar shuma të konsiderueshme, në mënyrë direkte ose indirekte. Në vijim të veprimeve procedurale është provuar se shuma totale e përfituar si paradhënie nga qiradhënësit është 23.535.000 lekë, shpenzim ky i paargumentuar mbi fondet e programuara të këtij institucioni.

Nga ana e Policisë, po vijon puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit S. M. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *