Armaldo flet për finalistët e BBV: Më të mirët nuk janë ata që ndodhen në shtëpi…

Mëngjesin e sotëm, Armaldo Kllogjeri ka folur për gjithçka rreth “Big Brother Vip”. Ai është shprehur se nuk e ndjek shumë “BBV”, por fansat e ‘informojnë’ duke i dërguar video të shumta.

Gjatë intervistës, Maestro foli edhe për katër finalistët ku sipas tij nuk do ishin ata që janë tani.

“Nuk është se jam duke i ndjekur shumë, më sjellin fansat video të ndryshme. Kjo javë e fundit, është një javë relaksi për ta, por ka edhe momente që shprehin atë lojën pak të rëndë”,- tha Maestro.

“Finalistët më të mirë nuk do ishin ata që janë tani. Luizi pa diskutim që do ishte. Mendoj se në një format të tillë, e para duhet të japësh spektakël për publikun. E dyta duhet të japësh atë energjinë brenda shtëpisë që ta mbash publikun të karikuar. Mendoj se finalistët do ishin Olta, Luizi, do isha unë dhe finalistin e katërt do isha mes Efit dhe Kiarës”,– vijoi ish-banori.

“Finalistët e tjerë janë ata që nuk krijojnë situata vetë, por që kapen pas situatave të tjerëve”, tha Armaldo Kllogjeri.

Duke folur për Efin, Maestro tha se “është një vajzë që e shpreh mendimin e saj të lirshëm, nuk tërhiqe kollaj. Pranon humorin, krijon situata dhe debate, e merr vëmendjen e publikut”.

Ndërsa për Kiarën u shpreh: “Ka pasur një pozicion shumë të vështirë. Kiara ka qenë në momente të vështira, kur të gjithë banorët i ktheheshin kundër. Kam qenë i vetmi banor që e kam mbështetur dhe dhënë kurajo. Ka qenë e vështirë për të, se duke e sulmuar të gjithë, ajo duhej të mbante atë qëndrimin shumë delikat, në sy të publikut në marrëdhënie me Luizin”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *