VIDEO/ ‘Apokalipsi’ në Europë! Breshëri bie si plumbat, terrorizon Italinë. Sërish përmbytje në Gjermani dhe Austri

Moti i keq ka goditur rajon e Emilia-Romagna-n në Itali të hënën.

Në pak minuta, breshri ka thyer xhamat e qindra makinave. Në pamjet e publikuara në internet, të cilat janë filmuar në autostradën që lidh Piacenza-n me Parma-n, duken me qindra automjete të ndaluara në rrugë, me xhamat e thyer. Qarkullimi është bllokuar, ndërsa dëmi është kolosal!

Gjithashtu, Gjermania është përballur sërish me stuhi dhe reshje të dendura, sidomos në rajonin juglindor të Bavarisë. Ekipet e emergjencës u desh të ndërhynin në disa raste. Autoritetet lokale në Bavari njoftuan se rreth 70 litra shi për metër katror ranë brenda një ore në qytezën Sonthofen.

Autoritetet u detyruan që të ndërhynin edhe në pjesën veriore të Gjermanisë. Në Kiel, brigada e zjarrfikësve raportoi për më shumë se një mijë ndërhyrje gjatë mbrëmjes. Përmbytje të mëdha ka pasur edhe në Itali, në provincën e Como-s, ku rrugët u mbuluan nga balta.

Ndërkohë që në autostradën A1 që lidh Parmën me Piacenzën janë bërë virale imazhet e rrëbeshit dhe stuhisë aq e fuqishme që në disa raste ka thyer edhe xhamat e makinave.

Përmbytje kishte edhe në Austri ku hekurudha mes qytetit Rosenheim dhe Salzburgut të Austrisë u mbyll përkohësisht për shkak të trungjeve të rrëzuar mbi binarë. Hekurudha u rihap më vonë, por pati vonesa në nisjen e trenave.

Në Rastatt të rajonit jugperëndimor, Baden-Wuerttemberg, një dru u rrëzua gjatë stuhisë dhe la të lënduar katër persona. Njëri prej tyre është në gjendje serioze.

/Burimi: Der Spiegel/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *