Andresa e “Telebingo”-s zbulon live në emision gjininë e fëmijës

Bukuroshja braziliane Andresa Ambrosio, të cilën e kemi parë prej vitesh si bashkë prezantuese në rubrikën “Telebingo” krah moderatorit Ardit Gjebrea. Ajo do të bëhet nënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël e bëri me dije teksa transmetohej “E diela shqiptare”.

Madje, ishte një telefonuese që e pyeti Andresën gjatë lojës së “Telebingo”, duke i thënë nëse është shtatzënë, ndërsa ajo i tha Arditit: “Zonja ka të drejtë”. E teksa Ardit Gjebrea nxitoi ta përqafonte asokohe me shumë përzemërsi Andresën.

Mirëpo së fundmi, Andresa ka qenë te emisioni “Rudina” ku ka zbuluar gjininë e bebes. Ajo zbuloi në emision se pret një djalë. “Është djalë dhe Mirko me siguri, do të jetë shumë i lumtur. Emri është menduar në disa variante. Ai mund të jetë Rafael, Salvatore, Leterio ose…”,- tha ajo.

Jo vetëm kaq por, Andresa tregoi edhe një histori të trishtë të saj. Një vit më parë ajo ka qenë shtatzënë mirëpo në muajin e tretë të shtatzëninë, zemra e foshnjës që po rritej në barkun e saj, ndaloi.

“Unë kisha planifikuar ta mbaja për 5 muaj, se është një histori në Shqipëri, në Brazil nuk ka histori për këtë. Në Shqipëri thonë duhet ta mbash 3 ose 5 muaj. Por unë pata një eksperiencë më pare, në tetor dhe Vitin e Ri. Unë u kënaqa, flisja në backstage, po vjen bebi, po vjen bebi… Por në datën 29 dhjetor doktori tha se zemra është ndalur. Në momentin që doktori tha është ndalur, qielli ra mbi mua… Unë dhe Mirko ishim shumë të trishtuar për Vitin e Ri…”- theksoi Andresa.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *