Alternativat se si PD mund të dali nga kriza

Nga Skerdjan Dhuli

Për ata që e duan PD dhe duan t’ju zhduket Edi Rama sa më parë

  1. Anulim i të gjitha vendimeve nga 9 shtatori deri sot.
  2. Pezullimi i të gjitha veprimeve që bën “komisioni i rithemelimit” dhe çdo rrjedhim i tij. Ndalim urgjent i procesit të strukturave që po ngrihen në bazë. Nuk mund të ngrihen struktura pa qenë të gjithë të bashkuar.
  3. Ngritja e një grupi (komisioni) të përbashkët me 4 ose 6 anëtarë nga të gjitha palët në debat.
  4. Ndalimi i gjuhës revanshiste nga të gjithë. Nuk ka fitues dhe humbës por demokratë të bëtë kashtë e ko*qe në opozitë.
  5. Fillimi i zgjedhjeve dhe ristrukturimit të partisë nga baza në qendër.
  6. Mbledhja e Kuvendit Kombëtar dhe ndryshmi i statutit të PD në pikën e zgjedhjes së kryetarit.
  7. Kryetari i partisë duhet të votohet më gjerë se anëtarësia.
  8. Një parti që votohet nga 620 mijë votues nuk mund të vendos për kreun e saj më pak se 10% e tyre.
  9. Këtu të bëhet edhe zgjedhja e organeve drejtuese të partisë si këshilli kombëtar e rrjedhimisht pak më pas edhe kryesia.
  10. Zgjedhja e kryetarit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *