Albania’- Kënga zyrtare e Kombëtares shqiptare në Gjermani 2024

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që rrugëtimi i Kombëtares në Euro 2024 ka ndiqet nga një kolonë zanore. Për këtë arsye, i ka besuar reperit kosovar Capital T krijimin e këngës që do të shoqërojë kuqezinjtë në muajt në vijim.

“Krenaria Kombëtare në Nota Muzikore!

FSHF është e lumtur t’ju bëjë me dije se kënga zyrtare e Kombëtares shqiptare në finalet e Euro 2024 titullohet “Albania” dhe është realizuar në bashkëpunim me një nga artistët më të suksesshëm të muzikës shqiptare & më të pëlqyer, Capital T.

Një këngë që përfaqëson më së miri identitetin tonë kombëtar e që do të udhëheqë kuqezinjtë tanë në çdo moment përgjatë kësaj aventure të paharrueshme në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Ky bashkëpunim unik përfaqëson fuqinë e bashkimit dhe pasionit, që na karakterizon të gjithë si shqiptarë” njofton FSHF.

Le të festojmë së bashku këtë moment historik & të mbështesim ekipin tonë drejt suksesit! Forca Shqipëria!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *