Aktori i famshëm i humorit feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush

Sot është ditëlindja e 69-të e aktorit të famshëm të humorit Muharrem Hoxhës. Duke i uruar shëndet, suksese dhe jetë të gjatë, po sjellim për ju një jetëshkrim të shkurtër të tij.

Muharrem Hoxha lindi më 18 janar 1954 në Durrës. Ka mbaruar gjimnazin “Gjergj Kastrioti” në vitin 1969. Lirohet nga ushtria në vitin 1972 dhe filloi si amator ne pallatin Rinia deri në vitin 1989. Në 1989-ën ka filluar si profesionist në estradën e Durrësit për të vijuar deri në 2015-ën qe doli në pension.

Ka luajtur në këto filma dhe pjesë teatrale: ”Para nga qielli”- 2009, “Tirana, viti zero”- 2001, “ Borxhliu”- 1998, “Dashuri në krisma”- 1997 , “Gjithë fajet i ka paraja”- 1996 , “Fundi i marrëzisë”- 1995, “Pak freskët sonte” -1994, “Zëvendësi i grave”- 1987.

Muharrem Hoxha është nderuar me shumë çmime të rëndësishme. Më 6 Nëntor 2015 u nderua nga presidenti i asaj kohe, Bujar Nishani me titullin “Mjeshër i Madh”.

Aktualisht, është nga protagonistët më popullor të humorit e të satirës në vend.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *