Aksidenti i dyfishtë në Kolonjë, plagoset një grua

Një aksident rrugor ka ndodhur në Kolonjë, ku ka mbetur e plagosur një e moshuar.

Mësohet se drejtuesi i motorit shtetasi me iniciale E.J., ka përplasur automjetin e shtetasit E.D., ku për pasojë ka mbetur e plagosur një 66-vjeçare.

Fatmirësisht e plagosura ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Kolonjë/Informacion paraprak

Më datë 01.09.2022, rreth orës 09:25, në hyrje të qytetit të Ersekës, janë përfshirë në një aksident rrugor, mjeti motor me drejtues shtetasin E. J., banues në fshatin Taç, me mjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin E. D. Për pasojë ka marrë lëndime shtetasja B. J., rreth 66 vjeçe, banuese në Taç, Kolonjë, pasgjere në motor, e cila ndodhet në spital aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *