Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri, sot mbahet ceremonia e përurimit

Këtë të enjte do të zhvillohet ceremonia e përurimit të abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri.

Mësohet se e pranishme do të jetë ministrja e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi dhe homologia e saj kosovare, Arbërie Nagavci. Kujtojmë se printimi i abetares në Kosovë ka përfunduar dhe ka filluar të shpërndahet, për të qenë në duart e nxënësve së shpejti. Përsa i përket  Shqipërisë ende nuk ka mbaruar printimi i abetares. Lidhur me dialektet që fliten në Shqipëri e Kosovë u tha se ato janë burim i pashtershëm i gjuhës

Ceremonia pritet të organizohet në amfiteatrin e parkut  “Ali Podrimja” në Gjakovë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *