Njëri nga shoferët e autobusit që u aksidentua mëngjesin e sotëm në Bulgari ka dhënë dëshminë e tij për ngjarjen e rëndë se si u aksidentua autobusi.
Ahmed Abazi ka rrëfyer se në momentin e aksidentit, përveçse frynte erë, edhe terreni ishte i rrëshqitshëm. Në atë moment, sipas tij, derisa ka tentuar të shmangte ngricën, shoferi ka goditur kamionin.
Siç ka shtuar ai, për fat të mirë nuk ka asnjë të lënduar – përveç kolegut të tij, shoferit, të lënduar lehtë.
“Kishte shumë erë dhe rruga ishte e rrëshqitshme. Autobusi rrëshqiti, pasi për shkak të dukshmërisë në rrugë nuk e ka vërejtur kamionin”, ka thënë fillimisht ai. Të tjerët janë të gjithë mirë dhe kanë vazhduar rrugëtimin, përveç meje që jam ndalur për të larguar autobusin nga këtu”.
Ai ka thënë se kanë qenë 32 njerëz brenda autobusit, si dhe dy shoferët.
/Priza.al/