Aksident tragjik në Kosovë/ 4 persona humbin jetën, 1 i plagosur

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Kosovë. Një aksident tragjik ka ndodhur në Ferizaj, ku kanë humbur jetën 4 persona.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku si pasojë ka mbetur i plagosur edhe një person.

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 15:37 në rrugën magjistreale Ferizaj –Shtime , në fshatin Koshare të Ferizajt, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, të përfshira ishin dy automjete civile udhëtarëve .

Si pasojë e këtij akasidenti kanë humbur jetën 4 persona dhe është lënduar një tjetër, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes janë të gjitha Njësitet e Policisë dhe Prokurori i Shtetit, të cilët po e hetojnë rastin. Për detaje tjera do të njoftoheni me kohë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *