Aksident në Memaliaj/ Ndërron jetë 56-vjeçari, humbi drejtimin e motorit

Sërish përgjaken rrugët. Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e së mërkurës në Memaliaj. Mësohet se 56-vjeçari Adem Hada ka qenë duke udhëtuar me motor dhe dyshohet të ketë dalë nga rruga.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Krahës – Zhulaj ndërsa 56-vjeçari nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra. Rrethanat e aksidentit nuk dihen ende.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *