Aksident në Llogara/ Mjeti bie nga lartësia, 2 persona në gjendje të rëndë

Çelja e sezonit veror ka si pasojë përballjen me fluksin e lëvizjes së mjeteve, prandaj respektimi i kodit rrugor është shumë i rëndësishëm për sigurinë e qytetarëve.

Ndërkaq, kjo fundjavë është shënuar nga një aksident, i cili ka ndodhur në qafën e Llogarasë. Sipas burimeve të policisë, mjeti ka qenë duke udhëtuar në Llogara, aty ku dhe ka dalë nga rruga e ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme në kthesat e rrezikshme. Mësohet janë 3 persona që kanë mbetur të lënduar.

Ndërkohë, informacione paraprake bëjnë me dije se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po mundohet të zbardhë shkaqet e aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *