Aksident në Divjakë, makina përplas dy vëllezërit e mitur

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Divjakë, ku kanë mbetur të plagosur dy fëmijë të mitur. Aksidenti ndodhi rreth orës 11:00, në fshatin Mizë, Divjakë.

Qytetari P. Ç, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka përplasur shtetasit E. A., 10 vjeç dhe O. A., 8 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *