Aksident i rëndë në Tiranë, makina merr përpara motorin, një i vdekur

Një aksident i rëndë nga ndodhur në hyrje të Tiranës pak momente më parë.

Sipas njoftimit të policisë, një automjet me drejtues shtetasin B.D ka përplasur një motomjet, drejtuesi i të cili ka humbur  jetën dhe ende nuk i është zbuluar indentiteti.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.03.2022, në afërsi të TEG-ut, janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin B. D., me një motomjet me drejtues ende të paidentifikuar, dhe si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *